Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi në Frontal të T7 ka folur edhe për ftesën që ka marrë nga kryeministri Albin Kurti për të ardhur në Kosovë dhe për të shërbyer si ministër, shkruan Gazeta Express.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit se pse u kthyet në Kosovë, Latifi ka rikujtuar një intervistë të vitit 1991 të dhënë për Milazim Kransiqin në revistën “Fjala”.
Ministri ka thënë se atë kohë në pyetjen e fundit ishte përgjigjur se nëse nuk kthehem në Kosovë “mos më numëroni ndër të gjallë”.
Ai ka thënë se i mban fjalët.
“Në vitin 1991, një mik i imi e ka bërë një intervistë me mua në Fjala. Në pyetjen e fundit thotë a do të ktheheni në Kosovë. Unë kam shkruar Po, nëse nuk kthehem, mos më numëroni ndër të gjallë. Dhe unë i mbaj fjalët”, ka thënë ministri Latifi në T7./