Ministri Latifi: Janë krijuar kushtet për lirim të masave antiCOVID

E publikuar: 03/02/2022 15:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas mbledhjes së Komitetit për menaxhim të pandemisë, ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi tha se kanë rekomanduar lehtësim të masave antiCOVID, të cilët do të miratohen nesër dhe të shtunën do të hyjnë në fuqi.

Latifi tha se për shkak të situatës pandemike janë krijuar kushtet për lirim të masave.

Ai tha se ora policore është zhvendosur në orën 24:00, ndërsa puna e gastronomia lejohen deri në orën 23:00.

Për qytetarët që hyjnë në Kosovë do të nevojiten dy doza të vaksinës apo nëse kanë një dozë nevojitet testi PCR.

Ministri Latifi tha se nëse është e nevojshme mund të ketë përsëri shtrëngim të masave.

Ndryshe Komiteti për menaxhimin e pandemisë është mbledhur sot për të bërë vlerësimin e situatës epidemiologjikë dhe analizimin e vendosjes së masave të reja.

Me këtë rast në këtë mbledhje është rekomanduar që ora policore të rikthehet nga ora 00:00, deri në ora 05:00, siç ishte para disa javëve.

Poashtu në këtë mbledhje është propozuar që të hiqet obligimi për vendosje të maskës në ambientet e jashtme, transmeton lajmi.net.

Në këtë mbledhje janë morën pjesë drejtori i IKShPK-së, Naser Ramadani, drejtori i ShSKUK-së,Valbon Krasniqi si dhe ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.