Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi ka vizituar sot komunën e Klinës, ku u prit nga kryetari i kësaj komune, Zenun Elezaj.
Halli kryesor i Komunës së Klinës është uji i pijes dhe qytetarët e kësaj komune gjatë muajve të nxehtë nuk kanë ujë në shtëpitë e tyre.
Ministri Kuçi këtë kishte edhe synimin kryesor të vizitës, për të ardhur në versionet e duhura për të gjetur zgjidhjen e ujit të pijes, sikur zgjidhjen emergjente, ashtu edhe afatgjate.
“Bashkë me ne kanë qenë edhe ekspert dhe udhëheqës të ndërmarrjes qendrore që merret me menaxhimin e ujërave “Hidrodrini”. Duke marr parasysh që ministria jonë menaxhon me të gjitha ndërmarrjet publike që janë në fushën e ujërave jemi dakorduar edhe në përkrahjen buxhetore, por edhe në asistencë teknike për furnizimin me ujë emergjent në Komunën e Klinës dhe që ta bëjmë një studim për zgjidhjen afatgjatë për furnizim me ujë të pijshëm. Kjo ka qenë arsyeja e takimit dhe do të shkojmë më tutje”, ka thënë Kuçi.
Ministri Kuçi ka prezantuar edhe projektet e së ardhmes që janë planifikuar në buxhetin e viteve të ardhshme që kanë të bëjnë me ambient dhe zhvillim ekonomik.