Ministri kroat sot vjen në Kosovë, Gërvalla e pret në aeroport

E publikuar: 08/05/2023 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministrja Donika Gërvalla- Schwartz sot do të pres ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Grlic Radman, në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, në orën 22:45.

Ndërkaq, dy ministrat do të zhvillojnë takim nesër, pas të cilit do të mbahet konferencë e përbashkët për media.

“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schëarz, mirëpret sonte në Kosovë ministrin e Punëve të Jashtme të Kroacisë, z.Gordan Grlic Radman, në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ në Prishtinë. Ndërsa nesër (e martë) të dy homologët do të zhvillojnë takim bilateral në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ku edhe do të mbajnë konferencën e përbashkët për media”, thuhet në njoftim.

“Datë: 09 maj 2023. Vendi: Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Ora: 08:30 – Fotografia zyrtare para objektit MPJD. Ora: 08:50 – Pamje nga takimi bilateral i delegacioneve. Ora: 09:25 – Konferenca për media”