Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është pritur në takim nga Këshilltari i lartë në Departamentin e Shtetit Amerikan, z. Paul Pfeiffer.
Krasniqi ka treguar në një status në Facebook se është diskutuar edhe për zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale të mbajtura në katër komunat në veri të Kosovës më 23 prill.
Ky është postimi i plotë i Krasniqit:
Kisha kënaqësi të pritem në takim nga Këshilltari i lartë në Departamentin e Shtetit Amerikan, z. Paul Pfeiffer.
Me këshilltarin z. Pfeiffer diskutuam për qeverisjen lokale, zhvillimin ekonomik lokal, rezultatet dhe sfidat në transformimin dhe digjitalizimin lokal.
Në veçanti diskutuam për përfundimin e suksesshëm të zgjedhjeve lokale në pjesën veriore të cilat u mbajtën konform Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës si dhe për procesin e konstituimit të organeve të reja komunale.
Poashtu i falenderova për mbështetjen e ofruar në rrugën drejt Open Government Partnership (OGP) si dhe për planet e përbashkëta për implementimin e Planit Kombëtar të Veprimit për OGP.
Gjatë kësaj ditë takova edhe znj. Janine Garcia, këshilltare e lartë në Byron për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut në Departamentin e Shtetit Amerikan.