Ministri kosovar pranon se e ka takuar para dy javësh një prej gylenistëve të deportuar

E publikuar: 04/04/2018 21:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka folur për deportimin e turqve nga Kosova. Ai në Pressing në T7 ka treguar se ka pasur edhe një takim me drejtorin e kolegjit “Mehmet Akif”. Sipas tij ky takim ka ndodhur dy javë pasi të ndodhte arrestimi.
“Unë kam takuar njërin nga turqit që është arrestuar. Ky takim ka ndodhur dy javë para se te ndodhte depërtimi-arrestimi i tyre. Ky takim ka ndodhur pasi unë aty e kam regjistruar djalin në shkollë”, ka treguar ai.

Tahiri ka thënë se nuk është ndier mirë kur ka kuptuar se pikërisht këtë njerëz edhe u arrestuar.

“ Nuk jam ndier mirë. U befasova dhe pyeta veten se në çfarë shkolle e paskam regjistruar djalin. Normal si prind nuk u ndieva mirë dhe u shqetësova shumë”, ka thënë Tahiri./koha.net/