Ministri kosovar i Mbrojtjes: Jemi gati ta ndihmojmë Ukrainën

E publikuar: 15/06/2022 23:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kosova është e gatshme që ta ndihmojë Ukrainën, e cila po përballet në luftë me Rusinë.

Është ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, që këtë gatishmëri e ka shprehur në Bruksel gjatë takimin të Grupit të Kontaktit për Mbrojtje të Ukrainës, kryesuar nga sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

“Kemi shprehur angazhimin e fortë dhe mbështetjen për ta ndihmuar Ukrainën me çfarëdo kapaciteti që shihet i përshtatshëm nga aleatët tanë”, ka thënë Mehaj, transmeton KlanKosova.tv.

“Në çdo çast, ne qëndrojmë të bashkuar me aleatët dhe parterët tanë”.