Lajmet

Ministri kërkon dorëheqjet – Sindikata e cilëson politike kërkesën

14.07.2016 11:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ministri kërkon dorëheqjet – Sindikata e cilëson politike kërkesën

Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, thonë se po presin që drejtues në Qendrën Klinike Universitare, të akuzuar për shpërdorim detyre, të largohen nga pozitat e tyre menaxheriale dhe të lejojnë përfundimin e rastit të hapur nga Kryeprokurori i Shtetit.

Por, kërkesa për largim nga detyra ose edhe pezullim në rastin më të fundit, është parë nga sindikalistët e shëndetësisë si proces politik.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, i tha Radios Evropa e Lirë, se në bazë të përgjegjësive të tij, ka shkarkuar sekretarin e përgjithshëm të ministrisë, pas ngritjes së aktuakuzës ndaj tij, dhe ka kërkuar dorëheqjen e të gjithë menaxherëve në QKUK, ndaj të cilëve Kryeprokurori i Kosovës ka ngritur aktakuzë.

‘’Mendimi im është që menaxherët duhet të jenë në nivel të lartë qytetarë dhe të lirojnë pozitat duke dhënë dorëheqje. Ne ia kemi përcjellë informatën me emra dhe mbiemra drejtorit të SHSKUK-së Curr Gjocaj, atë që ne kemi marrë nga Prokuroria dhe do të shohim se cka do të ndërrmarrë ai”.

“Aktakuza e ngritur ndaj profesionistëve shëndetësorë si dhe menaxherëve të institucioneve për rastin stenta, është kompetencë e drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së pasi ata janë shërbyes civilë. Vendimin do ta merr drejtori Gjocaj dhe për pasojat eventuale qoftë poltike, qoftë nga veprimi ose mos veprimi do të jetë i adresuar tek shërbimi Spitalor Klinik Universitar”, tha Rrahmani.

Megjithëse i apostrofuar, kontakti me drejtorin e SHSKUK-së Curr Gjocaj, ishte pothuaj i pamundur edhe pas përpjekjeve të shumta për të marrë qëndrimin e tij. Më heret Gjocaj u ka deklaruar mediave se po pret përgjigje nga menaxherët e apostrofuar.

Një aktakuzë e ngritur nga Kryeprokurori i Shtetit, për siç thuhet, shpërdorim detyre dhe njëkohësisht edhe të fondeve për pacientët që dërgoheshin për shërim jashtë institucioneve publike shëndetësore, e ka detyruar një ministër të Qeverisë së Kosovës të jap dorëheqjen, ndërkohë që ka implikuar edhe 63 punonjës shëndetësorë.

Të gjithë të akuzuarit presin fillimin e gjykimit, në një rast të cilësuar si rasti “Stentat”, e i përfolur në opinionin publik, ndërkohë që thuhet se e gjithë situata ka ndikuar në punën e mjekëve në institucionet shëndetësore.

Ndërkohë, kryetari i Federatës Sindikale të Shëndetësisë, Blerim Syla, i ka thënë Radios Evropa e Lirë, se nëse merret vendim për shkarkimin e mjekëve të cilët janë nën aktakuzë, këtë vendim e cilëson si politik..

‘’Ky është vendim politik nëse e ndërmerr bordi ose drejtori Curraj. Pa u vërtetuar gjërat pse duhet me i pezullu njerëzit. Ende nuk ka verdikt final. Gjysma e Parlamentit janë nën aktakuza – ata nuk i shkarkojnë, gjysma e ministrive janë nën aktakuza”, tha Syla.

Sipas tij pezullimi i pothuaj të gjithë mjekëve nga puna, do të sillte një situatë tejet të rënduar në Qendrën Klinike Universitare.

‘’Një shërbim do të shuhet, po qe se merret vendimi për shkarkim. 63 persona nuk mund të akuzohen më të njejtën aktakuzë, duhet me u nda gjanat. Pacientët do t’ja mësyjnë vendeve jashtë Kosovës”, ka thënë Syla.

Por, për ministrin Rrahmani, Kosova ka mjaft kardiologë që t’iu dalin në ndihmë pacientëve. Ai thotë se problem është sigurimi i teknikës dhe aparaturës, pasi që sic thotë, nuk po mund të plotësohen nevojat.

Ndryshe në Qeverinë e Kosovës, zëvendësimi i ministrit të larguar të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani, konsiderohet si vendim politik të cilin tashmë e ka bërë kryeministri Isa Mustafa në marrëveshje me partnerët e koalicionit, ndërkohë që çështje më delikate, konsiderohet ajo e personelit mjekësor nën hetime, transmeton rel.

Gjërat në QKUK nuk duket të jenë në rregull, që prej përfundimit të luftës. Së fundi, mjekët e apostrofuar në akuzën e Kryeprokurorit kanë paralajmëruar mundësinë e, siç thonë, “largimit nga vendet e punës deri në zgjidhjen e çështjes”. Kjo megjithatë mund të marrë kohë, marrë parasysh efikasitetin e gjyqësorit në vend.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hoti: Kurti shkarkoi njeriun e luftës, që po hetonte zyrtarët e tij për skandale

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”