Ministri i Jashtëm turk: Gjermania i përkrah grupet terroriste kundër Turqisë

E publikuar: 08/11/2016 11:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusolgu, e ka akuzuar Berlinin sot se po i lejon militantët kurdë të PKK-së dhe majtistët e DHKP-C, të cilat në të kaluarën kanë kryer sulme të armatosura në Turqi, se po operojnë në tokën gjermane pa u ndëshkuar.

“DHKP-C dhe PKK janë duke kryer aktivitete në gjermani, por gjermanët i përkrahin ata sepse janë kundër Turqisë. Gjermania është vendi që i përkrah më së shumti organizatat terrorist kundër Turqisë,” ka thënë Cavusoglu në Ankara, transmeton Express.

“Gjermania mendon se është vend i klasit të parë, demokraci e klasit të parë dhe se Turqia është e klasit të dytë. Duam që Gjermania të na trajtojë barabartë si partner,” ka shtuar ai./Express/