Ministri i Jashtëm i Gjermanisë sot për vizitë në Kosovë

E publikuar: 13/04/2017 08:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri Federal i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, sot do të zhvillojë vizitë zyrtarë në Kosovë.

Ministri Gabriel gjatë qëndrimit në Prishtinë, do të takojë ministrin e Jashtëm, Enver Hoxhaj, si dhe kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa, me të cilin do të ketë konferencë për media.