Një ministër japonez i ngarkuar me sigurinë kibernetike ka shokuar duke pranuar se kurrë nuk ka përdorur një kompjuter në jetën e tij profesionale.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Yoshitaka Sakurada, 68 vjeç, është zëvendësshefi i zyrës së strategjisë së sigurisë së kibernetikës në qeveri dhe gjithashtu ministër përgjegjës për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike që Tokio do të presë në vitin 2020.
Megjithatë, në parlament të mërkurën, ai pranoi se nuk përdorte kompjuterë.
“Që nga mosha 25 vjeç, unë kam udhëzuar punonjësit dhe sekretarët e mi, kështu që unë nuk e përdor kompjuterin vetë”, tha ai në një përgjigje ndaj një pyetjeje të opozitës në një sesion parlamentar, njoftoi media lokale.
Ai u duk gjithashtu i hutuar nga pyetja kur u pyet nëse “USB drives” ishin në përdorim në objektet bërthamore japoneze.
Komentet e tij hasën në mosbesim nga ligjvënësit e opozitës.
“Është e pabesueshme që dikush që nuk ka prekur kompjuterët të jetë përgjegjës për politikat e sigurisë kibernetike”, tha ligjvënësi i opozitës, Masato Imai.
Dhe komentet e tij kanë provokuar një stuhi komentesh në rrjetet sociale.
“A nuk ndihet i turpëruar?”, ka shkruar një përdorues Twitter.
“Sot çdo president i kompanisë përdor një PC. Ai as nuk e di se çfarë është një USB. Lopë e shenjtë”, ka shkruar një tjetër.
Dhe nuk kanë munguar as ironia.
“Nëse një haker e synon këtë ministër, ata nuk do të jenë në gjendje të vjedhin ndonjë informacion. Në të vërtetë, kjo mund të jetë siguria më e fortë!”
Sakurada ka qenë në detyrë pak më shumë se një muaj, pasi u emërua në një riorganizim të qeverisë pas rizgjedhjes së kryeministrit Shinzo Abe si kreu i partisë së tij politike. /Telegrafi/