Ministri i Kurtit i kërkoi takim Bërnabiqit, kryeministrja serbe ende pa përgjigje

E publikuar: 22/02/2023 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të hënën e 27 shkurtit, në Bruksel mbahet takimi tre palësh për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi.

Këtu përveq ndërmjetësve evropian, do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës e presidenti i Serbisë.

Mirëpo, paraprakisht një takim tjetër mes dy palëve po kërkohet të mbahet nga një ministër i Qeverisë së Kosovës.

Elbert Krasniqi ka dorëzuar një shkresë në adresë të kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq e që detajet e kësaj i ka treguar për televizionin 7.

Inicativën për këtë takim, ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal thotë se e mori për shkak të një deklarimi të kryeministres serbe.

Por, kur kanë kaluar katër ditë nga kjo ftesë, a ka kthyer përgjigje Bërnabiq?

Ministria që udhëhiqet nga Krasniqi është e angazhuar edhe në mbajtjen e zgjedhjeve në komunat veriore me shumicë serbe që planifikohen të mbahen më 23 prill të këtij viti.