Gjatë fotos familjare të një takimi të Ministrave të Brendshëm dhe të Jashtëm europianë të mbajtur në Berlin të enjten, kreu i diplomacisë kroate Gordan Grlic-Radman tentoi “të puthte në buzë” kolegen e tij gjermane Annalena Baerbock, duke krijuar një rast që ”shkaktoi një sensacion në Kroaci”.
Mediat kroate raportojnë një “moment të vështirë” dhe aktivistët e të drejtave të grave akuzojnë Grlic-Radman për mosrespektim.
“E pakëndshme për tu parë”. Kështu e komentojnë gazetat kroate dhe boshnjake momentin në të cilin ministrja gjermane largohet në mënyrë të pakëndshme nga kroati, shkruan e përditshmja kroate “Jutarnji list”.
Aktivistja për të drejtat e grave Rada Boriç foli për një “gjest krejtësisht të papërshtatshëm”, ndërsa një tjetër aktiviste e akuzoi ministrin për mungesë mirësjelljeje dhe respekti.
Ivana Kekin, një anëtare e parlamentit, tha se Grlic-Radman jo vetëm që kishte turpëruar veten, por të gjithë kroatët. Ish-kryeministrja kroate Jadranka Kosor gjithashtu kritikoi ministrin, duke shkruar në X se “puthja me forcë e grave quhet edhe dhunë, apo jo?”, ndërsa disa të tjerë e kanë cilësuar si ngacmim seksual.
Ndërkohë, Grlic-Radman i hodhi poshtë akuzat dhe në një konferencë për shtyp pretendoi se dëshironte të përshëndeste një kolege në mënyrë “humane”, duke qenë se “ministrat gjithmonë përshëndesin njëri-tjetrin ngrohtësisht”. Megjithatë, ministri kërkoi falje për gjestin e tij ndaj kujtdo që ndihej i ofenduar.
🇭🇷🇩🇪 Croatian FM Gordan Grlic-Radman made an awkward attempt to kiss his German counterpart Annalena Baerbock at the EU ministerial summit in Berlin
Balkans media and netizens heavily criticized the episode and even branded it ‘sexual harassment’.
Source: @geopolitics_live pic.twitter.com/J0Jg7dI9Kt
— Zlatti71 (@djuric_zlatko) November 4, 2023