GDP-ja e Kosovës sipas ministrit të Financave, Hekuran Muratit, ka shënuar rritje prej 16.28 për qind në krahasim me periudhën e vitit të kaluar.
Kjo derisa sipas tij, rritja ekonomike për gjashtë muaj e parë të këtij viti është 10.4 për qind, përcjell Klankosova.tv.
”Lajmi i mirë është që aktiviteti ekonomik ka shënuar rritje rekorde që nuk e kemi parë deri tani ku në krahasim me vitin paraprak GDP-ja ka shënuar rritje prej 16.28 për qind. Rritja ekonomike për gjashtë muajt e parë të këtij viti është 10.4 për qind. Mund të flasim për një rritje të përgjithshme ekonomike në gjysmë vitin e parë për sivjet”, tha ai në një konferencë për media.
Sipas Muratit, shifrat aktuale tregojnë një rritje të ndjeshme ekonomike edhe në raport me vitet që nuk kanë qenë pandemike.
“Këtë rritje e mbështesin edhe të dhënat nga ATK e Dogana se qarkullimi i bizneseve ka shënuar rritje prej 49.5 për qind”.