Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj ka treguar në detaje procesin e lirimit të nënkolonelit, Nehat Thaçi.
Hoxhaj në InfoBox të RTV Dukagjini ka shpalosur prapaskenat e këtij procesi.
Drejtori i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Nehat Thaçi mbrëmë është kthyer në Kosovë, pasi qëndroi në paraburgim në Serbi për disa javë.
Nënkoloneli Thaçi ka sqaruar se ai në Serbi nuk shkoi për qëllim biznesi por mendoi ta përdorte këtë shtet si rrugë për në Gjermani dhe Zvicër. /Telegrafi/

















