Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, por jo në ndërtesën e Qeverisë së Kosovë.
Ata janë takuar në Kuvendin e Kosovës, konkretisht në sallën ku mbahen mbledhjet e kryesisë.
Përndryshe, KosovaPress, kishte raportuar se shumica e liderëve ndërkombëtar që vizitojnë Kosovën nuk janë duke pranuar të takohen me Kurtin në ndërtesën e Qeverisë, pasi ai është në detyrë, madje kanë përmendur edhe një vendim të Gjykatës Supreme, e cila kishte vendosur që nxjerrja e akteve nënligjore (si udhëzime administrative) nga ministrat që njëkohësisht janë deputetë është i paligjshëm dhe shkel dispozitat kushtetuese.
Konkretisht, në rastin e Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2025 për regjistrat digjitalë fiskalë, i nënshkruar nga ministri në detyrë i Financave Hekuran Murati, Gjykata e shfuqizoi këtë udhëzim.



















