Ministri gjerman: Refugjatët në Gjermani paguhen sa policët në Shqipëri

E publikuar: 14/08/2015 10:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Der neue Bundesinnenminister Thomas de Maiziere (CDU) übernimmt am 18.12.2013 das Innenminsterium von seinem Amtsvorgänger, dem jetzigen Bundesminister für Landwirtschaft, Hans-Peter Friedrich (CSU). Foto: Maurizio Gambarini/dpa

Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Thomas de Maizière nuk e ka lënë pa e përmendur klishenë e njohur të krahasimit të të ardhurave në Shqipëri dhe Kosovë me paratë e xhepit që jepen për refugjatët në Gjermani.
De Maiziere ka kërkuar të bëhet rishikimi i pagesave (parave të xhepit) që u jepen azilkërkuesve. Ato, sipas tij janë të larta dhe joshin refugjatët nga vendet e varfra për të ardhur në Gjermani.

Ministri e ka arsyetuar këtë kërkesë në një intervistë për televizionin ZDF duke thënë se kolegët e tij evropianë i kanë thënë se “standardet në Gjermani janë shumë të larta”. Dhe kjo do të thotë se “ne na duhet një debat mbi standardet evropiane të dinjitetit njerëzor dhe të pagesave”.

Me këtë rast de Maizière nuk e ka lënë pa e përmendur klishenë shumë të pranishme në Gjermani kohëve të fundit, të krahasimit të të ardhurave në Shqipëri dhe Kosovë me paratë e xhepit që jepen në Gjermani, shkruan albinfo.ch.

“Refugjatët në Gjermani paguhen aq sa paguhet për shembull në Shqipëri ose në Kosovë një polic për një muaj”.

Ai ka pranuar se ndihmat e përmendura nuk mund të shkurtohen në mënyrë arbitrare. “Por ne mund të japim më shumë ndihma në natyrë (gjësende, artikuj ushqimorë) ndërsa sa u përket parave të xhepit është punë që duhet ta rishikojmë”.

Paratë që ju jepen azilkërkuesve si para xhepi janë 140 euro në muaj dhe ato janë menduar për të përmbushur nevojat themelore të jetës së përditshme.

De Maizière ka thënë se kampet e refugjatëve duhet që të “mos japin shumë para të gatshme dhe aq më pak që ato t`i paguajnë me muaj paraprakisht, transmeton albinfo.ch. Paratë edhe ashtu shkojnë në duart e trafikantëve. Ne, edhe duke mbrojtur dinjitetin njerëzor të refugjatëve, mund të bëjmë diçka në lidhje me kthimin nga paratë në ndihma në natyrë”, ka sqaruar ai. /albinfo.ch/