Ministri Gashiq: Më pëlqejnë gazetaret që bien lehtë në gjunjë

E publikuar: 07/12/2015 13:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë Bratislav Gashiq të dielën në Tërstenik ka bërë një deklaratë skandaloze.
Gashiq veprimin e një gazetarje e cila kishte rënë në gjunjë vetëm që të shmangej nga kuadri i kamermanit e ka komentuar me fjalë seksiste si “Sa më pëlqenjë gazetaret të cilat bien lehtë në gjunjë.”
Deklarata e tij e ka ngritur në këmbë tërë Serbinë.
Për këtë gjest të ministrit serb ka reaguar edhe shefi i tij kryeminstri, Aleksandar Vuçiq.
“Unë jam i shokuar me atë çka ka bërë ministri Gashiq.”
“Konsideroj se për këtë sjellje të papërshtatshme dhe të tuprshme nuk ka asnjë justifikim”
Nga ana e tij ministri i Punës, Punësimit dhe Çështjeve Sociale, Aleksandar Vulin, tha se komenti i kolegut të tij ndaj gazetares së B92 është absolutisht i papërshtatshëm dhe beson se edhe vetë Gashiq është i vetëdijshëm për këtë.
Sipas Vulinit, ministrii mbrojtjes sigurisht nuk e ka menduar dhe as që ka dashur t`i thotë ato fjalë.
Kurse, Shoqata e Gazetarëve të pavarur të Serbisë ka kërkuar shkarkimin nga detyra të ministrit, Bratislav Gashiq.
Ata njëherit kanë bërë thirrje për protestë, raportojnë mediat serbe, përcjellë Klan Kosova.