Ministri Francez: Bashkimi Evropian është pranë implementimit të taksës dixhitale

E publikuar: 13/11/2018 10:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministra Francez i Financave Bruno Le Maire tha ditën e Hëne se plani i Bashkimit Evropian për të taksuar firmat e mëdha të internetit si Google dhe Facebook ishte pranë realizimit, pavarësisht se qeveritë e disa vendeve Evropian u shprehën kundër idesë.


“Jemi pranë arritjes së një marrëveshjeje,” tha Le Maire për kanalin Francez Inter Radio.

Ai tha se ishte besim të plotë se qeveria Gjermane do të ndihmonte atë Franceze për të arritur një marrëveshje me vendet e tjera anëtare.


Javën e kaluar Gjermania e cila fillimisht kishte përkrahur planin, bëri thirrje për disa ndryshime.

Franca dëshiron që marrëveshja të arrihet përpara fundit të vitit. /PCWorld Albanian