Ministri i Drejtësisë: Jam për themelimin e një Gjykate Speciale

E publikuar: 03/11/2017 10:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahri, gjatë vizitës në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka folur për rishikimin e sektorit të drejtësisë.

Sipas tij një grup punues shumë shpejtë do ta nisë punën për ta bërë këtë rishikim.

I pyetur se a do të mund të themelohet një departament apo gjykatë speciale ekuivalente me prokurorinë speciale, Tahiri ka thënë se ai po pret raportin dhe rekomandimet që do të dalin nga rishikimi i sektorit të drejtësisë, por personalisht ai është shprehur se është për themelimin e një Gjykate Speciale, që do të trajtonte rastet e ngritura nga ana e Prokurorisë Speciale.