Ministri Çollaku: Në pjesën e dytë të vitit 2016 lëvizim lirshëm në BE

E publikuar: 19/12/2015 00:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vendimi për heqjen e vizave për Kosovën dhe futja e saj në listën e bardhë të Shengenit pritet të ndodhë në pjesën e parë të vitit të ardhshëm. Kështu shprehet ministri i i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku në një intervistë për KTV-në.

Ai ka thënë se është shumë i sigurt se në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm kosovarët do të mund të lëvizin lirshëm në shtetet e BE-së që janë pjesë e Schengenit.

Për punën e tij dhe ekipit të tij tha se nuk është përfshirë në këtë raport dhe rrjedhimisht nuk figurojnë për arsye se zyrtarët evropianë nuk i kanë verifikuar.

Në lidhje me 8 pikat te cilat Kosova duhet ti plotësoj ku pika më e rëndësishme është sistemi i drejtësis ai tha se “Bashkimi Evropian nuk po kërkon koka apo peshqit e mëdhenj, por ata po kërkojnë që gjyqësori të jetë efektiv”, kurse per pikat tjera premtoj se do te gjinden zgjidhje te shpejta.