
Ministri i Kulturës, i Rinisë dhe i Sportit Hajrulla Çeku iu kundërpërgjigj anëtarit të Kryesisë së LDK-së Besian Mustafa, i cili një ditë më parë i kishte shtruar pyetjet “Hajrulla, a po na tregon qysh i ke nënshkru’ 56 milionë euro tendera në nëntor 2024, në fund të mandatit 4 vjeçar? Çka ke kaq urgjente? Nuk ndërtohen 4 stadiume për 4 muaj… çfarë halli financiar pate?”
Ministri Çeku e quan deklaratë publike, që përmban të pavërteta, respektivisht shpifje që kanë për qëllim dëmtimin e integritetit tim.
“Pretendimet e tua për “hall financiar” në lidhje me procedurat e stadiumeve dhe për “subvencione për vëllain tim” janë tërësisht të pavërteta. Bazuar në Ligjin Civil kundër Shpifjes dhe Fyerjes, të ftoj që të tërheqësh deklaratën tënde dhe të kërkosh falje publike. Nëse nuk e bën tërheqjen dhe kërkimfaljen brenda shtatë ditësh, pra deri më datën 20 mars 2025, unë do të dorëzoj padi për shpifje në gjykatën kompetente”, tha ministri Çeku.