Ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, sir Alan Duncan, ka zhvilluar takim më kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Pas takimit në një konferencë për media, ministri britanik ka thënë se edhe pse kjo vizitë është në kohën kur Britania, ka filluar procesin e daljes nga BE, ata nuk do të jenë në Evropë dhe do të përkrahin secilin shtet që dëshiron të bëhet pjesë e BE-së.
Duncan, ka shtuar së qëllimi i vizitës së tij, është samiti i Ballkanit Perëndimor që në vitin e ardhshëm do të mbahet në Londër, njofton Klan Kosova.
Sipas tij ai bashkë më liderët shtetëror kanë identifikuar temat në të cilat do të fokusohet ky samit.
Duncan ka thënë së rajoni ka probleme me krimin e organizuar dhe se një nga temat kyçe do të jetë pikërisht kjo çështje.
Ndërkohë kryeministri Ramush Haradinaj, ka falënderuar ministrin britanik për vizitën, duke e quajtur atë si ripërtërirje të marëdhënieve midis dy shteteve.
Edhe Haradinaj ka thënë së Kosova ka shumë interes për të marr pjesë në Samitin e Ballkanit Përëndimor ku nikoçir është Londra.
Edhe ky ka përmendur së shtetet kanë nevojë për bashkëpunim mes tyre në fushën e luftimit të krimit të organizuar e dukurive të tjera negative.

















