Ministri Aliu paralajmëron gurëthyesit: Nuk do t’ju tolerojmë më…

E publikuar: 21/03/2024 20:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, paralajmëron masa ndaj gurthyesve që shkelin ligjin. Ai ka thënë se ka kaluar koha kur shëndeti dhe jeta e qytetarëve rrezikoheshin si shkak e veprimeve ilegale, duke deklaruar se do të ketë zero tolerancë ndaj gurëthyesve ilegal.

Ai njofton se sot janë bërë katër inspektime në terren në rajonin e Prizrenit “dhe këto inspektime veçse do të shtohen në ditët në vijim, dhe kështu do të marrim masa ndaj secilit që do të shkel ligjin dhe vepron pa leje”.