Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka reaguar për lajmin se ka teprimi të buxhetit në komunën e Prishtinës.
Ky është reagimi i Shpend Ahmetit
Ditëve të fundit, eksponentë të qeverisë kanë gënjyer publikun me të dhëna të pasakta të gjoja teprimit të buxhetit nga komuna e Prishtinës.
Për hir të së vërtetës dhe për ti dëshmuar qytetarëve se me kënd kemi të bëjmë punë i kemi lënë të flasin pa reaguar.
Mirëpo, tani na duhet ta themi të vërtetën. Sivjet Komuna e Prishtinës ka pas shpenzime rekorde.
– Buxheti i Komunës së Prishtinës për vitin 2015 ka qenë 62 milion euro, ndërsa janë shpenzuar 64 milion euro, prej të cilave 24 milion euro në investime kapitale (me rekord në infrastrukturë).
– Për herë të parë në histori të Prishtinës, janë shpenzuar deri në fund mjetet nga granti qeveritar, pra nuk humbet ASNJË EURO.
– Do ti shpenzonim edhe bartjet në maksimum, por sivjet kemi pas mungesë të të hyrave të cilat i shpjegojmë në vijim.
1. Qeveria nuk ja ka paguar komunës së Prishtinës 7 milion euro në emër të tokës që ja ka marr për nevoja të veta. Edhe pse me ligj kërkohet që brenda dy viteve të paguhet kjo shumë, kanë kaluar mbi pesë vite dhe kjo tash më është shkelje e rëndë ligjore
2. Qeveria mban të bllokuar Parking Prishtina, ku kanë qenë të parapara minimum 1 milion euro të hyra në vitin 2015. Edhe pse i kena përmbush të gjitha kushtet, kryeministri e mban të bllokuar
3. Lajmi për faljen e borxheve pa shpjeguar si, ka dëmtuar të gjitha komunat në të hyrat vetanake. Përkundër kësaj kemi mbledhur mbi 83 përqind të tatimin në pronë.
4. Edhe pse është dhënë numri rekord i lejeve të ndërtimit, pagesat bëhen me këste, dhe rezultati i këtyre të hyrave do të shihet vitin e ardhshëm
Pra me gjithë bllokimet, tentim pengesat etj. Komuna e Prishtinës e përmbyll një prej viteve më të suksesshme në realizimin e buxhetit. Po të mirrej qeveria me realizimin e investimeve kapitale të veta aq sa është marrë me bllokimin e Prishtinës, Kosova do ti kishte punët më mirë.