Ministrat Sveçla dhe Haxhiu vizituan Policinë e Kosovës

E publikuar: 14/06/2024 11:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Fehmi Hoti, së bashku me stafin e lartë
menaxhues, pritën në takim zyrtar ministrin e Punëve të Brendshme z. Xhelal Sveçla dhe
ministren e Drejtësisë znj. Albulena Haxhiu.

Fokusi i vizitës së ministrave, përveç tjerash, ishte te Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës,
për të parë nga afër punën, angazhimin dhe përkushtimin e kësaj drejtorie në hetimin e krimeve
të kryera gjatë luftës dhe sjelljen para organeve të drejtësisë së personave të dyshuar të cilët
kanë kryer krime e gjenocid në Kosovë.

Duke folur për drejtësi për viktimat dhe shoqërinë lidhur me krimet e luftës përfshirë dhunën
seksuale, të përdorur si armë lufte në Kosovë, u vlerësua se duhet shtuar edhe më tej angazhimi
i përbashkët i hetimit, arrestimit dhe procedimit penal të të gjitha rasteve të krimeve të luftës tek
organet e drejtësisë.

Në takimin e përbashkët me stafin e lartë menaxhues, pjesë e të cilit ishin edhe stafi i Drejtorisë
për Hetimin e Krimeve të Luftës, u ritheksua zotimi për të mos reshtur së hetuari e kërkuari
drejtësi për krimet e luftës, si dhe u ofrua mbështetje e plotë ndaj Policisë së Kosovës, e në
veçanti ndaj kësaj drejtorie mjaft të rëndësishme.