Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian diskutojnë sonte gjatë darkës së punës, gjendjen në Maqedoni në dritë të acarrimit të situatës atje, sidomos pas konfliktit në Kumanovë.
Edhe para nisjes së debatit joformal, shumë ministra tashmë kanë shprehur shqëtësimin me gjendjen që po mbizotëron në vend.
Ca zyrtarë evropian cituan Komesarin e ngarkuar më çështje zgjerimi Johanes Hahn i cili ua ka tërhequr vëmendjen e vendeve anëtare se edhe
Bashkimi Evropian duhet bartë një pjesë të përgjegjësisë për situatën e krijuar në Maqedoni meqë, sipas mendimit të Hahn vendi është lënë anash për shkak të bllokadës që i bën Greqia me çfarë nuk kanë mundur të lëvizin gjërat në mes të Brukselit dhe Shkupit zyrtar.
Më qëndrim të ngjashëm doli edhe ministri i jashëtm austriak, Sebastian Kurc. Ai para gazetarëve ka deklaruar se ajo çfarë po ndodhë në Maqedoni është edhe një dëshmi se mungesa e perspektivës evropiane aspak nuk po i ndihmon rrethanave në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Gjatë debatit ka marrë pjesë edhe Jens Stoltenberg, sekretari i përgjithshëm i NATO-s ku MAqedoinia nuk ia doli të anëtarësohet me kohë gjithashtu për shkak të bllokadës greke dhe kontestit mbi emrin.
Ministri i jashtëm sllovak Miroslav Lajcak i cili edhe në të klaluarën është konsideruar si një ndër ministrat më aktiv përsa i përket Maqedonisë, ka deklaruar se është tejet i shqëtësuar me gjendjen e krijuar. Ai gazetarëve u tha se konsideron se Bashkimi Evropian duhet të veprojë më shumë dhe të merr lidershipin në procesin e tejaklimit të situatës në Maqedoni.
Ndërkohë merret vesh se nesër në selinë e Parlanetit Evropian në Strazbur do të qëndrojnë kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski si dhe lideri i opozitës Zoran Zaev. Ata në Parlament do të vijnë për t’u takuar me europedeputet që merren me lehtësimin e dialogut në mes të qeverisë dhe opozitës. Bëhet e ditiur se takimin në këtë format e ka inicuar vet komesari Johanes Hahn i cili gjithashtu do të jetë prezent në këtë takim.