Ministër, a janë ushtarë, a imamë?

E publikuar: 14/11/2016 10:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lutja në objekte fetare nuk do të paraqiste kurrfarë problemi, për sa kohë shërbyesit do të ishin jashtë detyrës zyrtare.

Duket se gjithçka është në rregull me këtë fotografi. Por këta ushtarë të FSK-së nuk kanë marrë as mundimin që të shkojnë civilë e ta falin xhumanë. Nuk dihet nëse fotografia është realizuar në objektin e FSK-së apo në ndonjë xhami.

E rëndësishme është që ushtarët kanë shkuar për t’u falur gjatë kohës sa ata ishin në punë, në detyrë zyrtare.

Express sjell një fotografi të ushtarëve që po bëheshin gati të faleshin nën uniformë.

Nuk dihet nëse Ministri i Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës e ka parë këtë foto ose ka qenë i njoftuar se ushtarët e tij kanë lënë punën për t’u falë.