Mini-albumi i Rita Orës “Bang” arrin 40 milionë klikime në Spotify

E publikuar: 17/05/2021 15:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rita Ora për momentin është duke shijuar kohën në Sydney.

Një udhëtim i tillë ka ardhur si rrjedhojë e punës së saj, pasi do të jetë pjesë e “The Voice”.
Ndërkohë, në një postim në rrjetin social Instagram, Rita ka bërë të ditur se po shijon edhe suksesin e mini-alubmit.

“Bang” mban titullin prodhimtaria muzikore, këngë të cilat në platformën digjitale Spotify kanë arritur rreth 40 milionë klikime.

“Bang” EP NGA Rita Ora dhe Imanbek befasisht ka arritur 40 milionë klikime në Spotify”, shkruhej në postim.
Përndryshe Ora është duke shijuar edhe romancën me regjisorin e njohur, Taika Waititi.