Minatorët, qeverisë: Mos na dënoni neve, kërkoni llogaridhënie nga ata që keqmenaxhuan

E publikuar: 01/08/2024 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës i është përgjigjur qeverisë, pas reagimit të kësaj të fundit, ku kërkohej ulje e shpenzimeve dhe rritje e prodhimit.

Kjo sindikatë përmes një postimi në Facebook tha se minatorët nuk janë ata të cilët duhet të japi. llogari për menaxhimin dhe financat e ndërmarrjes.

“Duke pas parasysh gjendjen në të cilën ndodhemi minatorët gjithmonë kanë qenë dhe janë të gatshëm për llogaridhënie, por së pari nuk jemi ne minatorët ata të cilët duhet të japim llogari për menaxhimin dhe financat e ndërmarrjes”.

“Minatoret e kanë dëshmuar me punë dhe përkushtim obligimin që e kanë pasur, pra prodhimin sa më të lartë edhe pse pa kushtet elementare për pune, siç është siguria në punë që çdo herë kemi qenë të rrezikuar”, thuhet në reagim.

Kjo sindikatë gjithashtu kërkuan që të mos dënohen minatorët, por të kërkohet llogari, siç u tha në reagim, nga ata që keqmenaxhuan.

“Ata të cilët duhet të japin llogari në vijë të parë është menaxhmenti dhe bordi të cilët gjithmonë i ka emëruar Qeveria, pra aty është vendi ku duhet kërkuar përgjegjësia dhe llogaridhënia. Si përgjigjen të mirë mirë nëse nuk e dini jua ka dhënë Zyra Kombëtare e Auditimit që në ndërmarrjen Trepça SH.A ka pasur keqmenaxhim në të gjitha pikat e auditivit”.

“Mjaft më, është koha që të reflektoni ju si qeveri sepse ne si minatorë ju kemi paralajmruar shumë kohë më parë, paknaqesinë tonë jemi munduar t’ua shfaqim edhe me ngujimin në minierë e me greva, por si duket as kjo nuk paska mjaftuar. Kuptojeni nuk jemi duke kërkuar diçka jolegjitime, po e kërkojme shpagimin e mundit tonë, pra pagën që buron nga Ligji i Punës. Mos i dënoni minatorët, kërkoni llogaridhënie nga ata që keqmenaxhuan”, thuhet tutje në shkrimin e sindikatës.