Minatorët e Trepçës ende pa paga – Sindikata: Jemi tradhtuar

E publikuar: 24/11/2023 22:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar se nuk iu kanë ekzekutuar pagat e minatorëve, ashtu siç ishin dakorduar në takimin e fundit mes Sindikatës dhe përfaqësuesve të Qeverisë.

Në njoftim thuhet se edhe pas datës 24 nuk janë ekzekutuar pagat e Minatorëve të Trepçës së Kosovës. Ku thonë se marrëveshja e arritur si rezultat i grevës është duke u shkelur nga bordi dhe deputetët negociator.

Postimi i plote:
Ku e lam, e ku na mbeti…!

Edhe pas datës 24 nuk është realizuar paga e minatorve të Trepçës së Kosovës. Marrveshja e arritur si rezultat i grevës është duke u shkelur nga bordi dhe deputetët negociator, minatorët kërkojne ti përmbahen marrveshjês.

Minatorët janë të tradhëtuar. Marrëveshja është thyer nga ata që e negociuan.