Minatorët e Artanës ndërprenë grevën, i kthehen punës

E publikuar: 01/11/2023 10:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kombinati “Trepça” ka njoftuar se minatorët e Artanës dhe punëtorët e flotacionit në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë e kanë ndërpre grevën dhe i janë rikthyer punës.

“Minatorët e Artanës dhe punëtorët e flotacionit në Njësinë Biznesore Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë e ndërpresin grevën dhe i rikthehen punës. Vendim i duhur dhe shumë i drejtë nga minatorët dhe punëtor e Kishnicës dhe Artanës.” – thuhet në njoftim.