Minatorët e Amerikës i shkruajnë Kurtit në mbështetje të grevës së minatorëve të Trepçës

E publikuar: 29/10/2023 11:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës kanë mbështetur grevën e minatorëve të Trepçës, të cilët kanë hyrë tashmë në ditën e gjashtë.

Ata i dërguan letër kryeministrit Albin Kurti, ku thuhet se ata përkrahin grevën e mbi 700 punëtorëve të Trepçës, ndërsa kërkojnë zgjidhje nga qeveria sa më shpejtë.

“Punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës (UMWA) u formuan në vitin 1890 për të luftuar për sigurinë, pagat e drejta dhe dinjitetin e minatorëve – burrave dhe grave që punojnë në një nga profesionet më të rrezikshme në botë për të fuqizuar kombin e tyre dhe për të siguruar materialet jetike të nevojshme për infrastrukturën”, thuhet në letër.

Sipas tyre, për 133 vitet e fundit ata kanë mbrojtur të drejtat e minatorëve në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada.

“UMWA me krenari përkrah 710 vëllezërit dhe motrat tona kosovare të Minatorëve të Sindikatës së Pavarur të TREPÇES-it të cilët janë në grevë urie në TREPÇE KOSOVË që nga 24 tetori 2023”, thuhet në letër./Telegrafi