Ardhja e Yerry Minas ka rritur mesataren e gjatësisë së qendërmbrojtësve të Barcelonës në La Liga.
Para se kolumbiani të transferohet në Camp Nou klubi katalunas renditej në vendin e 19-të, vetëm Las Palmas ishin poshtë tyre.
Por, tani me ardhjen e tij Barça renditet në vendin e dytë, vetëm Deportivo La Coruna ka qendërmbrojtësit më të gjatë.
Rritja e mesatares ka ardhur nga 182 në 187 centimetra, pra një centimetër më pak se la Coruna.
Yerry Mina gjatë prezantimit në Camp Nou (Getty Images)
23-vjeçari erdhi te Barcelona për një shifër 11.8 milionë euro dhe iu vendos një klauzolë prej 100 milionë eurosh.
Samuel Umtiti është i gjatë 181 cm, Thomas Vermaelen 182 cm, ndërsa Javier Mascherano vetëm 174 centimetra.
Mesatarja e klubeve në La Liga (Foto: Marca)
Vlen të theksohet se gjatësia mesatare e qendërmbrojtësve të Real Madridit është 184 centimetra. /Telegrafi/

















