Mimoza Kusari paralajmëron: Shumë shpejt formohet partia e re

E publikuar: 07/09/2016 19:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka paralajmëruar serish themelimin e një partie të re politike, ndonse serish nuk ka dhënë detaje shtesë në lidhje me të.
“Të jeni të sigurt se një projekt i ri politik do të vij shume shpejt”, ka deklaruar Kusari-Lila në ‘Info Magazine’.

“Te tjerat do të behën publike shumë shpejt”, deklaroi iniciatorja e subjektit të ri politikë që tashmë ka treguar se do ta themelojnë bashkë me ish-deputetin e LVV’së Ilir Deda.

Kusari-Lila e cila si pjesë e AKR’së fitoi udhëheqjen e Gjakovës, në zgjedhjet e fundit, u përgjigje me “kurrë” kur u pyet rreth spekulimeve se ajo mund ti bashkohet PDK’së, përcjell Gazeta Express.

Mimoza Kusari-Lila në Klan Kosova shtoi se shtoi se ka një entuziazëm të madh për projektin e saj të ri politik, duke treguar se është e hapur për të bashkëpunuar me kuadrot e reja në themelimin e saj. /GazetaExpress/.