Lajmet

Mimoza Kusari konfirmon largimin nga AKR, tregon se kush është kryetar i partisë së re

03.05.2016 21:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Mimoza Kusari konfirmon largimin nga AKR, tregon se kush është kryetar i partisë së re

​Kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari, ka konfirmuar se nuk është më pjesë e Aleancës Kosova e Re të Behgjet Pacollit dhe se do t’i bashkohet partisë së re të Ilir Dedës.
“Nuk jam më pjesë e strukturave të AKR’së”, ka thënë ajo në Rubikon të KTV’së, duke shtuar se tanimë as nuk shkon në takimet e këtij subjekti, madje as në atë që sonte është organizuar në Gjakovë, për të cilin ish njoftuar nga të tjerë për mbajtjen e këtij takimi.

Ajo ka folur për partinë e re që do të themelohet, duke thënë se ndarja e mirëfilltë prej asaj çfarë ka dhe çfarë do të ketë Kosova është koncepti i iniciativës së re.

Nuk ka rëndësi se kush është kryetari dhe kush pas kujt u rreshtua, sipas Kusarit, pasi e gjitha ka të bëjë me individë të cilët duan një Kosovë më të mirë.

“Kjo nuk ka të bëj me mua dhe Ilirin. Ka të bëj me të gjithë ata që e duan një Kosovë me të mirë, një Kosovë ku të gjithë janë të barabartë”, ka thënë Kusari.

Në kuadër të kësaj iniciative, sipas Kusarit, do të vijnë shumë individë nga subjekte të ndryshme politike.

Kusari-Lila të hënën mbrëma publikoi një fotografi me deputetin Ilir Deda derisa tregoi se kjo fotografi është shkrepur nga kryetari ose kryetarja e Iniciativës së re, por në emisionin “Rubikon” ajo nuk ka treguar saktësisht se kush e ka realizuar fotografinë.

Duke mos dashur të tregojë se kush do ta drejtojë partinë e re, Kusari ka thënë se kryetar i kësaj partie është qytetari i Kosovës.

“Kryetar është qytetari i Kosovës”, ka thënë Kusari-Lila. “Kryetari është qytetar i Republikës së Kosovës”.

“Kemi qenë pesë persona [të hënën]. Janë qytetarë që besojnë në këtë ide”, shtoi ajo.

Sipas saj iniciativa e tyre po merr jetë dhe emrat tjerë do të prezantohen në mënyrë formale.

“Do të prezantohen në mënyrë formale në më pak se një muaj”, ka thënë ajo duke shtuar se kjo iniciativë është e hapur për të gjithë ata që janë të gatshëm t’i hyjnë kësaj sfide dhe besojnë në këtë ide.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Hamza pas takimit me Kurtin: Së pari ndryshimi i Ligjit për Specialen, pastaj presidenti

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Shkarkohet Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

Kurti priti në takim Hofreiter, diskutojnë për zhvillimet aktuale në vend

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

FSK trajnon instruktorët për të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

KDI: Ushtrimi i detyrës së Presidentit nuk mund të zgjasë përtej gjashtë muajve, kërkohet sqarim nga Kushtetuesja

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Nesër protestohet edhe në Malmo kundër dënimit të çlirimtarëve

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Edi Rama për arrestimet e zyrtarëve: Sistemi tani lufton kundër korrupsionit

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Haxhiu shqyrton mundësinë t’i drejtohet Kushtetueses për mandatin si Ushtruese e Detyrës së Presidentes

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Vitia: Avastina do të jetë shumë shpejt në Kosovë

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Kurti publikon foton me Presidentin Trump: E falënderova për investimet në mbrojtje

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Orët e fundit për marrëveshje, Kurti e Hamza takohen sot, Specialja dhe Presidenti në tavolinë

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Haradinaj me urim të veçantë për 65-vjetorin e Ahmet Isufit: “Faleminderit, Komandant, për shërbimin ndaj Atdheut!”

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Rama: Qeveria po tenton ta bllokojë Tulltoren, njëjtë siç veproi me pronën për Universitetin

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Kurti dhe Prattipati diskutojnë zhvillimet e fundit politike

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Netanyahu thotë se sulmuesi në avion “iu nënshtrua indoktrinimit radikal islamist”

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje

Haxhiu: Partitë të heqin dorë nga përpjekjet për ta çuar vendin në zgjedhje