Miloti nuk ndalet, paralajmëron bashkëpunimin e radhës

E publikuar: 04/10/2017 15:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Hitet e kësaj vere ende dëgjohen në mbrëmje e clube të ndryshe, transmeton Gazeta Express.

Si një nga këngët më të pëlqyera të kësaj vere ishte padyshim edhe kënga “Fajlin ma la”, projekt ky i reperit të njohur Milot Hasangjekaj në bashkëpunim me Florianin.

Kjo këngë për pak kohë arriti të marr klikime të shumta në kanalin zyrtar në “Youtube”.

Mirëpo, bashkëpunimet nuk kanë të ndalur. E as Miloti nuk po ndalet me sukseset e tij.

Në një prononcim për Express Miloti ka treguar se është duke punuar në projektin e tij më të ri i cili pritet të jetë përsëri në bashkëpunim me një këngëtar të njohur të cilin do e zbulojmë në përfundim të projektit..

“Po unë kam nis punën për projektin e radhës. Jemi në fazën e incizimit të këngës në studion e BlackFish Entertainment”, tha Miloti.

Kjo këngë është ritmike dhe pritet të publikohet gjatë këtij muaji.

Sigurisht, fansat e tij e presin me padurim këtë projekt të ri. 

Kujtojmë se Miloti është njëri ndër reperët më të famshëm e të pëlqyer në vend./Gazeta Express/