Ish shefi i diplomacisë maqedonase dhe nënkryetari i Parlamentit të Maqedonisë nga radhët e VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski përmes një statusi të tij në Fejsbuk ka shprehur nervozizmin dhe urrejtjen e pakontrolluar ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, raporton Zhurnal.
Politika nacionaliste e Milloshoskit duket qartë edhe në këtë status të tij, që në mënyrë indirekte përfaqëson edhe qëndrimin e shefit të tij kryeministrit Nikolla Gruevski.
“Kryeministri Edi Rama nuk mund të jetë lider me vision për rajonin por vetëm një politikan i mesëm i cili shet populizëm patriotik për përdorim të brendshëm me të cilët i dëmton të gjitha përcaktimet evro-atlantike të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë, duke i përfshirë edhe shqiptarët në Maqedoni me çka dëshiron të imponohet si ‘padron suprem’”.
Kështu shkruan ish ministri i jashtëm i Maqedonisë dhe nënkryetar i Parlamentit, Antonio Milloshoski nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Këto vlerësime Milloshoski i bëri pas deklaratës të kryeministrit shqiptar Edi Rama se Maqedonia nuk mund të anëtarësohet në NATO pa realizuar tërësisht Marrëveshjen e Ohrit, informon Zhurnal.
“Kryeministri Edi Rama dha një deklaratë të dëmshme dhe të palogjikshme. Është e palogjikshme të bëhesh trim dhe të kërcënosh shtetin fqinj me bllokadë, e cila është e bllokuar edhe nga një shtet tjetër. Siç është gabim që të përzihesh në punët e brendshme përmes keqpërdorimit për anëtarësim në NATO. Me këtë bllokadë të mundshme Rama nuk do të kënaq aleatët e Uashi