“Millosheviçi nuk na ka bërë keq as 2% sa na ka bërë Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi!”, Rrëfehet Enver Petrovci: E vërteta e intervistës sime

E publikuar: 02/04/2024 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktori i njohur kosovar, Enver Petrovci u vu në qendër të kritikave ditët e fundit në Prishtinë, pasi në një intervistë televizive ai tha se “nëse s’do ishte lufta, disa politikanë do ishin mësues e badiguardë”.

Pas kësaj deklarate të tij, në media u ripublikua një shfaqje muzikore ku Petrovci merrte pjesë në vitin 1996, ku ai pretendon se qëllimisht fjalët janë përkthyer keq dhe nga ky përkthim i keq, ai ka thënë “Shqiptarët janë baraba (barbarë)”.

Në të njëjtën kohë, u publikua edhe një intervistë e Petrovcit, dhënë sërish në gjuhën serbe, ku ai thotë se “Millosheviçi nuk na ka bë keq as 2% sa na ka bë Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi!”.

I ftuar në “Zona Zero” në Top News me Milaim Zekën, ai thotë se gjithçka është e deformuar, madje ka kërkuar të marrë intervistën e plotë për të treguar se çfarë ka thënë realisht dhe nuk ia kanë dhënë.

“Materialin bruto e kanë shkurtuar dhe e kanë prerë. Qëllimisht i kanë përzierë ushtarët e UÇK me ish-ushtarët që kanë hyrë në politikë. Kur hyn në politikë duhet të jesh i gatshëm të kritikohesh. Ushtarët kanë shkuar në luftë dhe janë kthyer në punët e tyre. Studentët e mi kanë qenë në luftë me UÇK. Unë kërkova të marr intervistën e plotë dhe nuk ma dhanë”, tha Petrovci.

Duke iu referuar shfaqjes në serbisht para 28 vjetëve, ai tha “Kanë gjetur një shfaqje timen në 1996 ku këndoj në serbisht ku e kanë përkthyer keq dhe del që unë them “shqiptarët janë barabë (barbarë), rujna zot prej tyre”.