Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka shprehur shqetësimin rreth skandalit të djeshëm me arrestimin dhe deportimin e gjashtë shtetasve turq për në Turqi.
Ai ka thënë se duhet të merren përgjegjësitë nga të gjithë, edhe nga kryeministri, pavarësisht shkarkimit të ministrit të Brendshëm, Flamur Sefaj, dhe shefit të AKI-së, Driton Gashi.
Ai ka propozuar diskutim për datën e zgjedhjeve.
Deputeti i Listës Serbe, Sasha Millosavleviq, ka kërkuar përgjegjësi për ndërhyrjen e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës dhe arrestimin e Marko Gjuriqit, pasi, sipas tij, ka pasur rrahje të ministrave, deputetëve e tjerëve.
ka pasur arsye dhe kanë qenë të rrahur ministrat tanë, deputetët, delegatët, kryetarët, them nuk kanë pasur shkas. Të gjithë në atë takim kemi qenë ulur dhe kemi biseduar për paqe. Kjo është turp. Është fatkeqësi që nga ju dikush të na thërrasë e të na pyesë çka jemi duke bërë. Kërkojmë që në përgjegjësi të thirrën dhe të japin dorëheqje ministri i Brendshëm dhe drejtori i Policisë. Ndërsa kryerësit që kanë bërë dhunë duhet të dënohen. Në fund dëshiroj të them se Lista Serbe nga sot është në opozitë dhe dëshirojmë të shohim kush është opozitë nga deputetët e pranishëm”, tha Millosavleviq.
Reagoi kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, duke i thënë se është turp të hyjë dikush pa leje në Kosovë dhe duhet të ketë kujdes në shprehje.
“Turp është me hy pa leje në Kosovë dhe duhet të dije secili që pa leje nuk do ta lejojmë. Ankesat të cilat janë merrni përsipër, por turp është të hyjë secili pa leje në Kosovë dhe të mos marrë përgjegjësi askush. Kështu që ai është turpi më i madh dhe askush nuk do të tolerohet që të hyjë në Kosovë si të dojë, dhe të sillet si të dojë. Ky është shtet i pavarur dhe sovran dhe kështu do të sillemi deri në fund”, tha Veseli.


















