Militantët Shiit krenohen me vrasjen e kosovarit të ISIS’it (Video)

E publikuar: 30/07/2015 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Së paku tre pjesëtarë të grupit militant Asaib Ahl al-Haq hyjnë për të monitoruar pasojat e fitores së sulmit kundër ISIS’it.

Njëri prej tyre e ka në dorë letërnjoftimin e një shtetasi të Kosovës. Siç ka raportuar javë më parë KTV’ja, Kujtim Xheladini pjesë e ISIS’it është vrarë në një sulm në qytetin Baiji në Irak.Trupi i tij besohet se rri i shtrirë bashkë me disa pjesëtarë të tjerë të ISIS-it teksa militanantët e Asaib Alh al Haq e inspektojnë vendin e fitores.

Familja e Xheladinit kishte thënë në atë kohë se nuk e dinte çfarë kishte ndodhur me djalin e tyre.

Edhe një pjesëtar turk i ISIS’it kishte mbetur i vdekur në sulmin e njëjtë. Asaib Ahl al-Haq është një grup militant Shiit, më aktivi në terren në luftën kundër ISIS’it.

Ky grup e ka përkrahjen zyrtare të Republikës Islamike të Iranit.Udhëheqës i grupit është Qais al-Khazali, i cili ka thënë së fundi se fushata e SHBA-së kundër ISIS-it është joefektive, dhe kjo sipas tij për shkak të agjendës amerikane për të rivizatuar kufijtë në Lindjen e Mesme.

Edhe pse armiku është i përbashkët SHBA’ja nuk ka bashkëpunim me këtë grup militant, më aktivi në terren kundër ISIS’it. Raportet e Departamentit të Shtetit tregojnë se së paku 20 kosovarë që i janë bashkuar organizatës terroriste ISIS janë vrarë në Siri dhe Irak. Atje besohet se ende luftojnë rreth 200 të tjerë.