Grupi terrorist, Shteti Islamik, në meditat sociale ka pretenduar se njëri prej “ushtarëve” të tij e ka kryer sulmin me kamion në Nicë të Francës, nga i cili janë vrarë 84 vetë dhe plagosur më se 200 të tjerë.
Deklarata e sotme e IS-it, po ashtu është transmetuar nga një shërbim i lajmeve, që është i lidhur me militantët e Shtetit Islamik.
Në këtë deklarat theksohet se sulmi është kryer “në përgjigjje të thirrjes për t’i marrë në shënjestër shtetet që luftojnë kundër IS-it”.
Personi, Mohamed Lahouaiej Bouhlel, 31 vjeçar, me kamionin e tij të rëndë ka lëvizur nëpër turmën e njerëzve, që e shënonin Ditën e Bastijës në Nicë. Ky person është qëlluar dhe vrarë nga policia.
Policia e Francës sot ka njofutar se janë arrestuar pesë vet lidhur me sulmin, përfshrë edhe bashkëshorten e ndarë të Bouhlelit.
Babai i Bouhlelit i tha Tevizionit francez se djali i tij nuk ishte religjioz dhe se nuk kishte shkuar në asnjë xhami.
Në Francë kanë filluar tri ditë zie për viktimat e sulmit në Nicë./rel/