Milioneri Murat Meha

E publikuar: 10/09/2015 09:54
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sipërfaqja e tokës private e zyrtarit shtetëror për Përcaktimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi është rritur viteve të fundit, derisa po akuzohet nga opozita për humbje të tokës shtetërore. Pasuria e përgjithshme e Murat Mehës është më e madhe se 1.2 milion euro.

Murat Mehaj në kohën kur po akuzohet rëndë për humbje të tokës së Kosovës si kryetar i Komisionit Shtetëror për Përcaktimin e Vijës Kufitare me Malin e Zi, nga kjo pozitë së paku ka arritur ta rrisë sipërfaqen e tokës së tij private.

Mehaj, i cili qe një kohë është në cak të akuzave të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, për humbje të mijëra hektarëve tokë shtetërore, vitet e fundit, sipas formularëve të deklarimit të pasurisë që i posedon gazeta “Zëri”, ka deklaruar se i ka blerë dhjetëra hektarë tokë, vlera e së cilës arrin rreth 400 mijë euro, një shtëpi prej 500 metrash katrorë në vlerë prej 400 mijë eurosh, si dhe një banesë që e ka blerë para tri vjetëve mbi 76 mijë euro.

Mehaj, që njëherësh është kryeshef ekzekutiv i Agjencisë Kadastrale të Kosovës, ka deklaruar edhe rreth 330 mijë euro para të gatshme në bankat komerciale të vendit… (Shkrimin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri)

GAZETA ZËRI NE VERZIONIN ONLINE. PER TU REGJISTRUAR, KLIKONI KETU

Image