Mario Mitaj është futbollisti më i ri i Al Ittihadit.
Mbrojtësi i Kombëtares ka mbyllur kështu aventurën e tij me Lokomotivën e Moskës në Rusi dhe transferohet në kampionatin arab.
21-vjeçari transferohet te Al Ittihad në formë huazimi për një sezon.
Gjithashtu skuadra arabe në fund të sezonit ka të drejtën e blerjes përfundimtare të kartonit të mbrojtësit për shifrën e 5 milionë euro.
Nga ky transferim Mitaj do të përfitojë plot 3 milionë euro në sezon, teksa te Al Ittihad mbrojtësi kuqezi do të bëhet shok skuadre me Karim Benzeman dhe N’Golo Kanten.
Transferimin e bëri zyrtare edhe vet klub arab.