Milionat e Bleonës me djersën e ballit apo me djersën e… (Foto)

E publikuar: 28/09/2015 18:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Bleona Qereti gjatë vizitës së saj më të fundit në Shqipëri lëshoi një sërë deklaratash që bënë bujë në media. Sidoqoftë veç thurjes së lavdeve ndaj të pasmeve të saj, një gjë që Bleona e ka diskutuar shumë herë në daljet e saj publike apo në intervista të ndryshme është pasuria e saj.

Këngëtarja është dëgjuar të thotë gjëra të tipit ‘s’e kam babin milioner’ ose që është detyruar të lërë shtëpinë luksoze që kishte në Los Angelos për një tjetër me një çmim më të lirë, pasi i duhet të ‘kursente’ për realizimin e klipit.

37-vjeçarja ka thënë gjithashtu që është ndarë nga ish-bashkëshorti i saj Gani Bardha, djali i biznesmenit të fuqishëm në Amerikë, Ekrem Bardha, pa i marrë asnjë qindarkë, për t’i provuar edhe njëherë publikut që mund t’ia dalë dhe do t’ia dalë e vetme, pa ndihmën e askujt.

Tashmë nuk përbën më habi që këngëtarja shqiptare ‘zbukuron’ pak realitetin e saj për mediat e huaja, në mënyrë që të arrijë më shpejt suksesin. Përshembull nëse do të bënit ca hulumtime fare modeste në internet, do kuptonit që këngëtarja e ‘Take You Over’ në realitetin e saj është 30 vjeç, ndërsa në realitetin e gjithë shqiptarëve i ka disa vite më shumë mbi kurriz.

bleona-qerreti-video-hot

Ashtu siç nëse do t’ju interesonte të dinit më shumë rreth pasurisë së saj, do të gjeni këto shifra në internet: “15 milion dollarë”. Deklarimi i pasurisë së Bleonës është publikuar nga disa portale online, ku mes të tjerash bëhet shkurtimisht një përmbledhje e karrierës së saj.

Duke marrë parasysh se bëhet fjalë për shifra jo të vogla, edhe këto portale i kanë kushtuar më shumë rëndësi karrierës së saj në Shqipëri, mbase duke menduar që këtu do t’i ketë gjeneruar të ardhurat më të mëdha dhe një pjesë të vogël ia kanë atribuar karrierës së saj në Amerikë.

Nga ana tjetër, të tjerë personazhe publik, që kanë pushtuar titujt kryesorë të mediave dhe numërojnë shumë suksese në jetën e tyre, gjenerojnë të ardhura më të pakta se Qereti. P.sh, motra e vogël e Kim Kardashian, Kylie Jenner ka një pasuri prej 5 milion dollarësh, tre herë më pak se Bleona. Ajo ka marrë pjesë që e vogël në reality-shown më të suksesshëm Keeping Up With The Kardashians, ka linjën e saj të veshjeve dhe angazhohet në shumë projekte të tjera.bleona-1cds

Bleona nga ana tjetër supozohet të shpenzojë më shumë sesa të fitojë në fillimet e saj dhe pjesëmarrja në reality shown ‘Euros Of Hollywood’ zor se i justifikon zerot në llogarinë e saj bankare. Tani cila është e vërteta? Ose Bleona e ka marrë ndonjë qindrakë të vogë nga Ganiu pas divorcit ose ka gënjyer ‘pak’ për hir të reputacionit të saj. Pse si e di ajo, që lekët rriten në pemë?/shqiptarja/