Miliarderi kinez dhe biznesmeni Cecil Chao po ofron shumën marramendëse 180 milionë dollarë për çdo mashkull që do të martohet me vajzën e tij lesbike.
Manjati kinez ka rritur shumën që do të paguajë për atë që do marrë për nuse vajzën e tij, pasi në vitin 2012 kishte vënë një çmim më të ulët.
34-vjeçarja Gigi Chao është një lesbike që pret që i ati i saj të pranojë faktin që ajo është lezbike dhe shpreson që ai të ndalojë së tentuari për t’i ndërruar asaj orientimin seksual.
Ajo gjithashtu pret që i ati të pranojë Sean Eve, vajzën me të cilën ajo është martuar në një ceremoni civile në Paris në vitin 2012.
Sean dhe Gigi janë së bashku prej 9 vitesh dhe janë me të vërtetë të lumtur.
Hong-Kongu nuk i njeh martesat e të njëjtit seks dhe deri në vitin 1991, homoseksualiteti konsiderohej krim.