Milani avancon në cerekfinale të Kupës së Italisë, ku do të përballet me skuadrën modeste të Carpit. Kuqezinjtë e Mihajlovic triumfuan 2-0 në Luiggi Ferraris ndaj Sampdorias, që nuk arriti ta shfrytëzonte faktorin fushë për të vijuan më tej në këtë kompeticion.
Pas një pjese të parë të ekuluibruar sfida kualifikimi i Milanit u zhbllokua nga Niang në minutën e 50, pas ngulmimit të Carlos Baccas, që i dha mundësinë e finalizimit sulmuesit francez. Për kuqezinjtë u bë gjithcka më e thjeshtë në minutën e 64 pas ndëshkimit me karton të kuq të Zukanovic.
Edhe pse në inferioritet numërik Sampdoria dha gjithcka për golin e barazimit, por në mintat shtesë Bacca shënoi golin e dytë duke i lënë vend vetëm vërshëllimës së fundit të gjyqtarit.