Milani thuhet se është në bisedime për të shitur Alen Halilovicib te Standard Liege dhe mund të nënshkruajë me Moussa Djenepon.
Sipas Sport Mediaset, kalimi i kroatit te belgët do të bëhet gjatë orëve të ardhshme.
Transmetuesi shton se kuqezinjtë mund të kërkojnë të përfshijnë Djenepon në marrëveshje nëse nuk arrijnë të sjellin Allan Saint-Maximin nga Nice.
Moussa Djenepo (Photo by Dean Mouhtaropoulos/Getty Images)
Halilovic iu bashkua kuqezinjve gjatë verës së kaluar nga Hamburgu, por ka bërë vetëm tre paraqitje këtë sezon si zëvendësues.
Djenepo, nga ana tjetër është një njëzetvjeçar i, i cili luan në krahun e majtë dhe ka shënuar pesë gola dhe tre asistime këtë sezon në Belgjikë.
“]
Ndërkohë, Milan ka depozituar zyrtarisht kontratën e Tiago Djalos me Lega Serie A.
Djalo, një mbrojtës 18-vjeçar, vjen nga Sporitng CP dhe luan për kombëtaren U19 të Portugalisë. /Telegrafi/


















