Është Jackson Martinez emri kryesor i merkatos së Milanit. Udhëtimi i Adriano Gallianit drejt Portugalisë ka shërbyer për të kuptuar se cilat janë mundësitë e transferimit të sulmuesit te kuqezinjtë. Për momentin, cmimi i kartonit të tij është shumëi lartë: 35 milionë Euro. Milani e ka të pamundur ta paguajë një shifër të tillë, por jo Arsenali, që sipas mediave angleze është gati të bëjë gjithcka për ta marrë në “Emirates”. Porto nuk ka ndërmend ta ulë cmimin ndaj në për Milanin konkurrenca e Arsenalit është shumë e fortë.
Pavarësisht dëshirës së drejtuesve milanezë, duket pranuar se ende nuk kanë nisur bisedimet për të arritur në një marrëveshje konkrete. Cmimi është shumë i lartë, dhe sipas fjalëve të menaxherit të futbollistit, nuk ka shanse që të ulet. Gallaini përvecse për Jackson Martinez ka udhëtuar drejt Portugalisë edhe për Yacine Brahimin, por është herët për të folur për një ofertë konkrete./ss/