Skuadra e Milanit ka siguruar transferimin e parë për afatin kalimtar të janarit.
Sipas SkySport, kuq e zinjtë kanë mbyllur marrëveshjen me ekipin e Hellas Veronas për futbollistin Filippo Terracciano, shkruan Gazeta Express.
Për këtë lëvizje, rossonerët do t’i paguajnë Veronas 4.5 milionë euro plus 1 milionë bonus.
Interesim për futbollistin kishin shprehur edhe Juventusi e Fiorentina, por Milani doli të jetë më i fortë.
Në 18 ndeshjet e këtij edicioni në Serie A, Terracciano ka bërë një asistim për Hellas Veronan.